Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se ky subjekt politik do t’i përdorë të gjitha rrugët politike dhe demokratike për të dalë nga situata e krijuar në veri të Kosovës.
Në një konferencë për media, ai ka theksuar se situata e tensionuar në katër komunat me shumicë serbë në veri të Kosovës, i kontribuon interesave të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiqit dhe atyre të presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.
“Nga sot, LDK do t’i përdorë të gjitha rrugën institucionale, politike dhe demokratike që të dalim nga kjo theqafje e Kurtit”.





