Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se në Kosovë nuk ka zhvillim ekonomik, siç po e promovon Qeveria Kurti.
Ai tha se kryeministri Albin Kurti duhet ta kuptojë mirë gjendjen reale në Kosovë dhe të ndërmarrë masa.
“Ju s’keni zhvillim ekonomik, s’jeni në gjendje të ndërmerrni as edhe një masë që dëshmon se ka zhvillim. Do të bëheshit vendi i parë që me politika sociale e rrisni zhvillimin ekonomik. Inflacioni është 13 përqind, Albin. Që ta kuptojnë gjithë, ky inflacion s’vjen prej Albinit, po vjen prej luftës së Putinit, por çështja s’është çka bën Putini, por Albini.





