- Reklama -

Abdixhiku: Kurti i ka braktisë njerëzit e vet në kohë pandemie, po merret me zgjedhjet në Shqipëri

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, e ka kritikuar Albin Kurtin, shefin e Qeverisë që ditëve të fundit është marrë me zgjedhjet e protestat në Shqipëri, derisa në vend po vazhdon të jetë i lartë numri i personave të infektuar dhe që po vdesin nga COVID 19, raporton FrontOnline.

Abdixhiku, përmes një postimi në llogarin e tij në “Facebook”, ka shkruar se Kurti, i ka braktisur njerëzit e vet.

- Reklama -

Shkrimi i plotë:

Marrja me zgjedhje e protesta në Shqipëri – nga Kryeministri, ministrat e deputetët e tij – në kohë kur nga 80 bashkëqytetarë në javë na vdesin në Prishtinë; kur të moshuarit e të rrezikuarit presin vaksinim, tregon papjekuri, tregon papërgjegjësi.

Përpjekja për të prekurit e familjet e tyre, për secilin tjetër që sot pret shpëtim – qoftë madje edhe si solidarizim – është një shembull sjellje prej lideri. Është lidership. Këtë punë, këtë shembull, këtë sjellje kjo Qeveri nuk po e jep dot!

Ajo i ka braktisur njerëzit e vet. Në vend të kësaj, në kulmin e krizës shëndetësore e ekonomike, pozita, e zgjedhur për të prirë këtu, ka zgjedhur të jetë opozitë protestash e fushatash në një tjetër shtet.

Duket se 14 shkurti është kuptuar si fund e jo si fillim. Por me këtë fillim të dobët, të dobët shumë, edhe muajt e mjaltit marrin fund. Keni përgjegjësi, mbani përgjegjësi!

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Komuna e Prizrenit publikon listën përfituese të atyre që kanë plotësuar kriteret për rregullimin e kulmeve

Drejtoria e Punës dhe Mirëqenies Sociale në komunën e...

Reduktohen linjat e transmetimit, qytetarët do të paguajnë 70 milionë euro më shumë transport energjetik

Nga gjashtë linja transmetimi, u reduktuan në dy. Në këtë...

Nis zgjerimi i rrugës Tetovë-Prizren

Komuna e Tetovës tashmë ka nisur punët rreth projektit...

ShSKUK: Viti 2024 ka shënuar rekord të rezultateve në fushën e Kardiologjisë Invazive

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), përkatësisht Klinika e...

Komuna e Prizrenit njofton të gjitha OJQ-të që veprojnë në fushën e shërbimeve sociale

Komuna e Prizrenit përkatësishtë Drejtoria e Punës dhe Mirëqenies...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort