LAJME

Abdixhiku kritikon pushtetin: U kërkojnë llogari minatorëve

Abdixhiku kritikon pushtetin: U kërkojnë llogari minatorëve
TV Prizreni
TV Prizreni
24 Gusht 2024, 14:21

Kryetar i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas një videoje të Xhelal Sveçlës, ministër i Punëve të Brendshme, i cili u kërkonte minatorëve llogari.

Abdixhiku ka shkruar në Facebook se pushteti aktual e ka keqkuptuar shtetin. Ai ka theksuar se mbrojtësit e Nagip Krasniqit e Martin Berishajt, u kërkojnë llogari minatorëve.

“Kanë keqkuptuar rolet, kanë keqkuptuar përgjegjësitë, kanë keqkuptuar mbi të gjitha idenë se s’mund të sillen si kapadai! Emëruesit dhe mbrojtësit e Nagipit e Martinit, u kërkojnë llogari hajnish, besoni ose jo minatorëve të ngratë të lënë pa paga për tre muaj rresht! E ka katër vite që menaxhojnë vet me Trepçë”, ka shkruar ai./RTK/

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika