Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se vetëm për një vit inflacioni në Kosovë është 7.1%. Kjo rritje, sipas tij, është më e madhja në 22 vitet e fundit.
Abdixhiku ka shtruar disa pyetje për Qeverinë e Kosovës, nëse kanë plan të marrin ndonjë politike fiskale që iu ndihmon qytetarëve të Kosovës për t’i përballuar këto çmime.





