LAJME

Abdixhiku ia “vizaton” pushtetit rritjen e inflacionit

Abdixhiku ia “vizaton” pushtetit rritjen e inflacionit
TV Prizreni
TV Prizreni
22 Maj 2023, 12:49

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, derisa ka deklaruar se inflacioni në Kosovë që nga viti 2017 është vetëm në rritje, ka ironizuar me pushtetin të cilin e ka quajtur mashtrues.

Teksa ka akuzuar qeverinë për mashtrim dhe se pretendon se çmimet janë normalizuar, Abdixhiku e ka publikuar një grafikë të rritjes së inflacionit ndër vite, duke thënë “po ua vizatoj”.

“Pushteti na thotë se çmimet janë normalizuar. Një tjetër përpjekje mashtrimi. Po ja u vizatoj. Çfarë është blerë me 105 euro në shkurt të vitit 2021, sot duhet të blihet me 127. Dhe rritja vazhdon. Sepse paaftësia kushton e propaganda s’bën zgjidhje. Burimi: Agjencia e Statistikave, nga vetë Zyra e Kryeministrit”, ka shkruar ai të hënën në Facebook.

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika