LAJME

Abdixhiku i ashpër me Konjufcën: Askush s’guxon t’i shtyjë zgjedhjet, po tmerroheni nga rezultati në teren

Abdixhiku i ashpër me Konjufcën: Askush s’guxon t’i shtyjë zgjedhjet, po tmerroheni nga rezultati në teren
TV Prizreni
TV Prizreni
7 Shtator 2021, 11:09

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, i është kundërpërgjigjur kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, i cili përmendi mbrëmë shtyerjen e zgjedhjeve lokale.“Askush s’guxon t’i shtyjë zgjedhjet”, thotë Abdixhiku në një shkrim në Facebook.Për kreun e LDK-së, thotë se numrat nga tereni janë duke e tmerruar Lëvizjen Vetëvendosje, teksa thotë se është duke i pritur rrënimi politik.

Shkrimi i plotë nga Abdixhiku:

Askush s’guxon t’i shtyjë zgjedhjet.
Askush s’guxon ta prekë demokracinë.

Numrat zgjedhor nga terreni, që po i shohim e ndjejmë të gjithë, duket se kanë tmerruar pushtetin e paaftë për të qeverisur mirë. Prandaj dhe flirtojnë me idenë e shtyrjes së zgjedhjeve, si masë e fundit dëshpëruese për parandalimin e rrënimit politik që po i pret. Shtyrja e zgjedhjeve është masë e paprecedentë, jodemokratike e ngufatëse ndaj ushtrimit të vullnetit qytetar – mjetit të vetëm të lirë që ky pushtet s’e kontrollon dot.Propozimi im për shkurtim fushate, i përkrahur nga të gjithë përfaqësuesit opozitarë, nuk ka marrë ende përgjigjje nga kryetari i partisë së parë. Këtë arrogancë edhe e pranoj – po i duket vetja i paprekshëm; por prekjen e fundamentit demokratik, të zgjedhjeve, as nuk e pranojmë, as s’e tolerojmë e as s’e durojmë.
KQZ-ja është gati. Gati për organizimin shembullor të ushtrimit të vullnetit qytetar. Zgjedhjet në pandemi, më 14 shkurt e pa asnjë vaksinë, tashmë një herë janë mbajtur; prandaj dhe mund të mbahen sërish. Me masa, me distancë, me mirë organizim. Fushata duhet të shkurtohet e tubimet duhen të zvogëlohen. Por mbi të gjitha Qeveria duhet të punojë në detyrën e vetme që ka, luftimin e pandemisë. Tendenca destabilizuese në vend është luks tani.Ftoj të gjitha partitë opozitare, shoqërinë civile, mediet e botën akademike të rreshtohen në një front refuzues ndaj tendencës për të prekur zgjedhjet si themel të demokracisë, nga një pushtet dëshpërues që po teston secilin kufij.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika