Deputetët e zgjedhur do të mblidhen sot më 19 prill në një tentim të tretë për konstituimin e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës.
Para seancës, për media ka folur kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhik, i cili ka shpjeguar se si duhet të rrjedh seanca konstitutive e sotme.
- Reklama -
“Shpresoj që kryesuesi të respektoj skenarin. Ne jemi të bindur se kjo është antikushtetuese do të veprojmë kundër, kjo është demokracia. Edhe një gjë, ne nuk jemi kundër mandateve tona, ne besojmë që 105 deputetë kanë mandate te rregullta, janë 15 deputetë të tjerë që nuk kanë”, tha Abdixhiku.
Ai nënvizoi se si LDK, nuk kanë kërkesa që Qeveria të mbet pa kryeministër.
- Reklama -