Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëheri edhe kandidati për kryeminsitë, Lumir Abdixhiku, ka thënë se përgjegjësinë për rezultatin e zgjedhjeve e merr vetë, ndërsa llogari do t’i japë vetëm LDK-së dhe votuesve të saj.
Në konferencë për media të dielën vonë, Abdixhiku i ka bërë të ditura edhe rezultate preliminare dhe i ka uruar të gjitha partitë për procesin zgjedhor.
“Sipas numërimit që janë marrë nga komisionarët dhe vëzhguesit e LDK-së, LDK-ja ka marrë 158.954 vota apo 18.1 për qind, LVV-ja ka marrë 347.543 vota ose 39.8 për qind, PDK-ja ka marrë 190.363 vota apo 21.8 për qind, AAK-Nisma ka marrë 66.635 vota apo 7.6 për qind”, ka bërë të ditur ai.





