Home LAJME Abdixhiku e akuzon pushtetin për arrogancë, populizëm e propagandë

Abdixhiku e akuzon pushtetin për arrogancë, populizëm e propagandë

0
Abdixhiku e akuzon pushtetin për arrogancë, populizëm e propagandë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, gjatë takimit të zhvilluar me kryetarët e degëve, e ka akuzuar pushtetin për arrogancë, populizëm dhe propagandë.

Nëpërmjet një postimi në Facebook të mërkurën, Abdixhiku ka thënë se Kosova po përballet me zymtësi dhe paaftësi, të cilat sipas tij e kanë zbrazur Kosovën.

“Të gjendur përballë perdes së populizmit e propagandës; të ballafaquar me arrogancën e pushtetit; të përballur me sulmet përditshme ndaj themeleve tona të shtetësisë, Republika e Kosovës dhe populli ynë, po shndërrohen në pengje kolektive të zymtësisë e paaftësisë. Kjo zymtësi ka mbyllur Kosovën. Kjo paaftësi ka zbrazur Kosovën”, ka shkruar ai.

Abdixhiku ka shtuar se LDK-ja është gati me program e ide.

“Kambanat tona po bien! Veprimi ynë duhet të pasojë tani. Në një fat të tillë politik, aktivizimi ynë individual e i përbashkët është domosdoshmëri. Lidhja është gati. Me program, me ide, me njerëz profesionist – tani dhe me organizim”, ka thënë ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here