LAJME

Abdixhiku: Angazhimi i disave javëve të fundit ka tejkaluar çdo angazhim elektoral të tyre në zgjedhjet e përgjithshme

Abdixhiku: Angazhimi i disave javëve të fundit ka tejkaluar çdo angazhim elektoral të tyre në zgjedhjet e përgjithshme
TV Prizreni
TV Prizreni
30 Korrik 2026, 17:27

Kryetari i LDK-së, Lumir Abidxhiku, në Kuvendin e jashtëzakonshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës, tha se angazhimi i disa anëtarëve të kësaj partie, siç tha ai, kundër tij “ka tejkaluar çdo angazhim elektoral të tyre në zgjedhjet e përgjithshme”. Abidxhiku deklaroi se “përgjegjësi i jap vetëm atij aktivisti që ishte në terren në secilën ditë, nuk i jap përgjegjësi dikujt që refuzonte të merrte pjesë në organet e partisë”.

“Ju ftoj të votoni pa hezitim rendin e ditës. Verdiktin përfundimtar e jepni në kuti. Në kuti jeni vetëm ju dhe Zoti. E keni në dorë të ardhmen. Ju lus të ruani qetësinë dhe sado e thellë të jetë ndjenja na duhet të ruajmë qetësinë dhe maturinë” – tha Abdixhiku. Ai në fjalën e tij e quajti “precedent të rrezikshëm” mbajtjen e Kuvendit të jashtëzakonshëm. “Tri kuvende i kam mbajtë, tri herë jam provuar. Është precedent i rrezikshëm për këdo që vjen më pas”- tha ai. “Shumë sy kanë qenë të drejtuar nga kjo karrige afër meje, kam përshtypje se ajo është lakmuar më shumë se që është kuptuar, sepse forca e LDK-së nuk është ajo”- tha ndër të tjera Abdixhiku në fjalën e tij para delegatëve në Kuvendin e jashtëzakonshëm LDK-së, i thirrur për shkarkimin e tij nga posti i drejtuesit të partisë./kallxo.com/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika