LAJME

Abdixhiku: 38 gratë e listës sonë, të gatshme ta udhëheqin Kosovën drejt ndryshimit

Abdixhiku: 38 gratë e listës sonë, të gatshme ta udhëheqin Kosovën drejt ndryshimit
TV Prizreni
TV Prizreni
18 Dhjetor 2024, 19:50

Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur “Turneun e Ndryshimit” me Forumin e Gruas.

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku tha se “si prind i dy vajzave, ju them se sfida juaj është dhe sfidë e imja”.

“Ju gra keni zgjedhur të bëni ndryshimin. Jam i lumtur që kemi 38 gra në listën tonë të kandidatëve për deputetë”, tha ai.

Sipas tij, edhe rruga e lirisë e pavarësisë është shtruar nga gratë dhe se gruaja kosovare ka guxuar gjithmonë të ëndërrojë.

Ai foli edhe për dhunën ndaj grave e që tha se është e patolerueshme.

“Nuk mund ta pranojmë idenë e dhunës në familje. Nuk mund të pranojmë se 65% e grave në Kosovë janë jo aktive”,tha Abdixhiku.

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika