Abbot për filmin “Zgjoi”: Mezi pres ta shikoj

ROZËMë pak se 1 min. për lexim
TV Prizreni
Botuar nga: TV Prizreni|Feb 3, 2021
Abbot për filmin “Zgjoi”: Mezi pres ta shikoj

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbot, ka përgëzuar Blerta Bashollin për sukesin e arritur si regjisorja më e mirë në Festivalin Sundance me filmin e titulluar “Zgjoi”.

Abbot thotë se mezi pret ta shikoj filmin.
“Urime Blerta Basholli për fitoren e Regjisorit më të Mirë në Festivalin e Filmit Sundance për filmin Zgjoi. Mezi pres ta shikoj! Është mirë të shohësh filma që adresojnë të kaluarën e Kosovës; ato na ndihmojnë të flasim së bashku për të ardhmen”, është shprehur Abbot.

Në garën e kinemasë dramatike botërore, “Zgjoi” është shpërblyer me çmimin e madh të jurisë, çmimin e publikut e çmimin e regjisorit më të mirë.

- Reklama -

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika