LAJME

Abazoviqi mbështet arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare Kosovë – Serbi

Abazoviqi mbështet arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare Kosovë – Serbi
TV Prizreni
TV Prizreni
23 Mars 2023, 14:55

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka thënë se ofron mbështetje për t’u arritur një marrëveshje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë.

Abazoviq ka folur me të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

“Ne prekëm temat që kanë të bëjnë me situatat rajonale, veçanërisht kur bëhet fjalë për marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës. Mali i Zi mbështet plotësisht përpjekjet e administratës amerikane dhe evropiane, si dhe të fqinjëve dhe miqve tanë, për të arritur përfundimisht një marrëveshje e për të krijuar kushtet që Ballkani Perëndimor të shkelë në një të ardhme më të mirë”, ka thënë Abazoviq, raporton “Vijesti”.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika