LAJME

Abazoviqi e mbështet rivalin e Gjukanoviqit

Abazoviqi e mbështet rivalin e Gjukanoviqit
TV Prizreni
TV Prizreni
20 Mars 2023, 15:44

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit në procesin zgjedhor për siç thotë ai, korrektësinë politike dhe qasjen mjaft konstruktive në ditët e fundi.

Ai gjithashtu tha se do ta mbështesë pa mëdyshje Jakov Milatoviqin në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Mal të Zi.

“Sa komike janë frazat”, e keni kthyer DPS-në në pushtet” apo “ne po shkojmë në Mal të Zi”… Nuk ishte e vështirë të parashikohej procesi politik, por qytetarët, sidomos pjesa e publikut që është nën ndikim të propagandës agresive, ndonjëherë nevojitet t’i jepet kohë”, thotë ai në njoftim.

Sipas rezultateve preliminare, Gjukanoviq ka fituar 35,3 për qind të votave ndërsa Milatoviq fitoi 28.9 për qind të votave.

Raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale – të cilat u shpallën më 16 janar – do të mbahet më 2 prill.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika