Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, i ka kërkuar falje nënave të Srebrenicës, për shkak të deklaratës së tij në tubimin komemorativ me rastin e 27 vjetorit të gjenocidit të kryer ndaj boshnjakëve nga forcat serbe.
“Më falni nëna të Srebrenicës për mendimin e shprehur në mënyrë të paqartë. Dihet se çdo veprim varet nga qëllimi. Qëllimi im është paqja. Gjenocidi është kryer mbi boshnjakët në Srebrenicë dhe uroj që kurrë më të mos i përsërit askujt”, shtoi Abazoviq.
Kujtojmë se gjatë fjalimit të tij, Abazoviq tha se gjenocidi nuk është kryer ndaj boshnjakëve por ndaj njerëzve, dhe se atë nuk e ka bërë ushtria por politika.





