- Reklama -

Abazoviq për Banjskën: E ka dëmtuar pozicionin e Serbisë

Ish-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka thënë se ngjarja në Banjskë të Zveçanit ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku, i ka shkaktuar dëm të madh Serbisë.

Abazoviqi tha se nuk e ka parë logjikën e aktit terrorist në Banjskë dhe se sipas tij, Beogradi ka pasoja politike për këtë.

- Reklama -

“Mendoj se kjo e ka dëmtuar ndjeshëm besueshmërinë e pozicionit të Serbisë. Negociatat ishin mjaft të sforcuara dhe shumica e tyre theksuan se faji ishte i palës tjetër”, tha Abazoviq për Nova.rs, transmeton Klankosova.tv.

Më tej, Abazoviq foli edhe për paralajmërimet që kryeministri i vendit, Albin Kurti, kishte bërë për grupet kriminale në veri të Kosovës.

“Ai u kritikua nga bashkësia ndërkombëtare se nuk ishte bashkëpunues. Ai ka shprehur qëndrimet e tij gjatë gjithë kohës, se aty mblidhen disa grupe kriminale, se kryhen disa veprimtari kriminale dhe se kanë probleme me njerëzit që pastrojnë para. Ai nuk foli për emra konkretë, por tha se kishte diçka dhe, më pas ndodhi kjo situatë”.

“Pas gjithçkaje që ndodhi, është e vështirë të thuash se ai kishte gabuar. Nuk po them se ai u referohej drejtpërdrejt atyre grupeve, por ai vazhdoi t’i kishte ato paralajmërime”, tha Abazoviq.

Më tej, ai tha se serbët dhe shqiptarët duhet të përpiqen për pajtim, pasi sipas tij, gjithçka tjetër kanë provuar, përveç pajtimit.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort