- Reklama -

Abazi kërkon të hapet ambasadë në Pakistan

Deputeti i VV-së, Haki Abazi, i ka kërkuar Ministrisë së Punëve të Jashtme që ta hapë Ambasadën e Kosovës në Pakistan.

Ai ka thënë se këtë kërkesë ia ka bërë edhe më herët ministrisë, por nuk ka pasur veprim.

- Reklama -

Në konferencën e përjavshme për media, Abazi e ka vlerësuar Pakistanin vend mik, e hapjen e ambasadës atje, të nevojshme.

“Për shumë muaj kam kërkuar nga MPJ që të fillojë procedurat për hapjen e ambasadës në Pakistan. Pakistani është vend mik, e ka njohur pavarësinë dhe ish-ambasadori i Pakistanit në Beograd ishte urdhëruar ta lëshonte Beogradin për shkak të protestës së tij kundër dhunës së Millosheviqit. Pakistani është një ndër shtetet më të rëndësishme dhe potencial të madh zhvillimor. Është mendësi strategjike e veprim i duhur diplomatik që Kosova të ketë përfaqësim diplomatik në Islamabad. Ripërsëris kërkesën time ndaj ministrisë”.

Abazi ka shtuar se me ambasadë në Pakistan Kosova do të kishte mundësi për njohje të reja nga vendet islamike.

“Arsyeja e përfaqësimit tonë atje është që vendet islamike që nuk e kanë njohur Kosovën, kanë përfaqësim të fuqishëm në këtë vend dhe mundësia që ta shtyjmë agjendën e njohjeve bëhet reale nëse kemi përfaqësim në Islamabad”, theksoi ai.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort