LAJME

AAK tubon bashkatdhetarët në Toskanë, Krasniqi: Dëshmi se largësia fizike nuk e zbeh dëshirën për t’i kontribuar vendlindjes

AAK tubon bashkatdhetarët në Toskanë, Krasniqi: Dëshmi se largësia fizike nuk e zbeh dëshirën për t’i kontribuar vendlindjes
TV Prizreni
TV Prizreni
10 Nëntor 2024, 11:12

AAK në Prizren ka takuar bashkatdhetarët në një tubim në Greve in Chianti të Toskanës në Itali.

Kryetari i degës së AAK-së në Prizren, Besnik Krasniqi, ka bërë të ditur se 12 përqind e banorëve në këtë vend janë me origjinë nga Prizreni, kryesisht nga rajoni i Vrrinit të cilët merren me vreshtari. Krasniqi ka thënë se entuziazmi i tyre është dëshmi se largësia fizike nuk zbeh dëshirën për t’i kontribuar vendlindjes.

“Tubim me bashkatdhetarët në Greve in Chianti të Toskanës, ku 12 për qind e banorëve janë me origjinë nga Prizreni, kryesisht nga rajoni i Vrrinit të cilët merren me vreshtari. Entuziazmi dhe mobilizimi i tyre është dëshmi se largësia fizike nuk e ka zbehur kurrë dëshirën për t’i kontribuar vendlindjes.”, shkruan Krasniqi në Facebook.

Ai ka falënderuar ata për mbështetjen dhe gatishmërinë e tyre për t’u bërë bashkë për një qeveri të re, e cila do të krijojë politika të favorshme për investime nga bashkatdhetarët tanë.

“I falënderoj të gjithë për mbështetjen dhe gatishmërinë për t’u bërë bashkë për një qeveri të re, e cila do ta rrisë mirëqenien për qytetarët e Kosovës, por edhe që krijon politika të favorshme për investime nga bashkatdhetarët tanë.”, ka shkruar tutje Krasniqi./TVPrizreni/

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika