Me rastin e muajit të Ramazanit, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka shtruar mbrëmjen e së enjtes iftar për Bashkësinë Islame të Kosovës.
Me këtë rast, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, u ka uruar besimtarëve myslimanë agjërim të lehtë dhe ka vlerësuar lartë kontributin e BIK-ut në shtetndërtimin e Kosovës.
“Sipas traditës, si çdo muaj të shenjtë të Ramazanit, në selinë e Aleancës e patëm për nder të shtrojmë iftar për Bashkësinë Islame të Kosovës, në krye me Myftiun Naim Tërnava. Shpreha vlerësimin tim për kontributin e çmuar të Bashkësisë Islame në të gjitha periudhat drejt lirisë, pavarësisë dhe shtetndërtimit. Me dëshirë të jemi bashkë, si gjithmonë, në kultivimin e traditave tona të përhershme, i uroj të gjithë besimtarëve myslimanë në Kosovë, vëllezërve e motrave në diasporë dhe trojet shqiptare agjërim të lehtë e të pranueshëm në ditët e mbetura të Ramazanit” – ka shkruar Haradinaj në Facebook.