LAJME

AAK-së në Prizren i bashkohen dy anëtarë të rinj nga Zymi i Hasit

AAK-së në Prizren i bashkohen dy anëtarë të rinj nga Zymi i Hasit
TV Prizreni
TV Prizreni
5 Janar 2025, 12:04

Dega e AAK-së në Prizren, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar për dy anëtarësime të reja që i janë bashkuar këtij subjekti politik së fundmi, vëllezërit Kushtrim dhe Flamur Muqaj nga Zymi i Hasit.

Ndërkaq, kanë shkruar edhe për profesionin dhe prejardhjen familjare të dy anëtarëve më të rinj të AAK-së në Prizren.

“Dy vëllezërit Muqaj, Kushtrimi dhe Flamuri rrjedhin nga një familje intelektuale e Zymit të Hasit! Kushtrimi me profesion veterinar, djalë i ndershëm e i përkushtuar në komunitet dhe Flamuri udhëheqës i një biznesi prodhues të dritareve të cilat shumica shkojnë në export! Ata na nderuan sot, pasi vendosën që të rrugëtojnë politikisht bashkë me ne dhe Aleancën! Na priftë e mbara!”, shkruan dega e AAK-së në Prizren në Facebook, raporton TV Prizreni.

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika