Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të iniciojë një debat parlamentar nga i cili synon të nxjerr një rezolutë për të adresuar çështjen e mosliberalizimit të vizave për Kosovën.
Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se në Samitin BE-Ballkani Perëndimor, Kosovës i është bërë padrejtësi lidhur me çështjen e vizave.
“Në samit, për Kosovën ndodhi ajo e zakonshmja, pra thirrja për dialog. AAK e sheh me shqetësim të madh qasjen injoruese të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës. Ajo që dimë është se kushtet e parapara për liberalizim të vizave kanë përmbushe tani e shumë vite më parë”, ka thënë Tahiri.





