LAJME

AAK nuk i shkon Vjosa Osmanit në takim, PDK dhe LDK do të marrin pjesë

AAK nuk i shkon Vjosa Osmanit në takim, PDK dhe LDK do të marrin pjesë
TV Prizreni
TV Prizreni
10 Dhjetor 2022, 13:23

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka konfirmuar për Gazetën Sinjali se nuk do të shkojnë në takimin e thirrur nga Presidentja, Vjosa Osmani ku pritet të diskutohet për zgjedhjet e jashtëzakonshme në komunat veriore me shumicë serbe.

Sipas AAK-së, zgjedhjet në Veri duhet të shtyhen pasi vlerësojnë se nuk është momenti i duhur për mbajtjen e tyre.

‘Qendrimi i AAK per zgjedhjet ne veri eshte qe ato te shtyhen sepse kemi vleresuar se nuk eshte momenti i pershtatshem per mbajtjen e tyre. Kete qendrim e kemi bere publik tash e sa dite. Duke pasur parasysh kete qendrim, nuk e vleresojme te nevojshme pjesemarrjen e AAK ne takim me Presidenten!”, thuhet në përgjigjen për Sinjalin.

Ndërsa nga PDK dhe LDK bëjnë me dije se do të marrin pjesë në takim.

Ndryshe, ky takim vjen pas tensionimit të situatës në veri dhe kërkesës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për shtyerjen e zgjedhjeve të 18 dhjetorit.

Për çështjen e zgjedhjeve në veri, Osmani kishte folur dy ditë më parë, duke theksuar se gjithçka do të vendoset brenda 2-3 ditëve.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika