Lista e Koalicionit AAK – Nisma Socialdemokrate – Konservatorët – E30 dhe Ideal, ka publikuar listën me kandidatët për deputet.
AAK – Nisma Socialdemokrate publikojnë listën e kandidatëve për deputetë

Sipas njoftimit të fundit nga kjo parti, thuhet se lista përbëhet me njerëz të devotshëm, gra dhe burra të dëshmuar, jo vetëm në përcaktimin e tyre për Shtet e Familje por edhe me përgatitje të admirueshme profesionale, është oferta më e mirë për Kosovën.“Me politikanë me përvojë, pjesëtarë nga shoqëria civile, njerëz të dëshmuar në udhëheqje e në sektorë jetikë për vendin, janë garanca më e fortë e përfaqësimit të zërit të qytetarit në Kuvendin e Kosovës.Të fokusuar në cilësinë e një përfaqësimi sa më dinjitoz, gjinor, rajonal e sektorial, Lista e Koalicionit të udhëhequr nga kandidati për Kryeministër dhe bartës i listës, Ramush Haradinaj, është Listë për Kosovën Fituese”, thuhet në njoftimin e tyre.


Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

