LAJME

AAK në Prizren reagon për problemet e furnizimit me ujë: E çuditshme ngarendja e pushtetarëve për të shpjeguar kompetencat e institucioneve regjionale

AAK në Prizren reagon për problemet e furnizimit me ujë: E çuditshme ngarendja e pushtetarëve për të shpjeguar kompetencat e institucioneve regjionale
TV Prizreni
TV Prizreni
9 Gusht 2024, 11:13

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – dega në Prizren, ka reaguar pas problemeve në furnizimin me ujë në disa fshatra dhe zona të qytetit të Prizrenit. AAK thotë se e konsideron të çuditshme ngarendjen e pushtetarëve për të shpjeguar kompetencat e institucioneve regjionale dhe bartjen e përgjegjësive tek të tjerët. Tutje, nga AAK janë shprehur se qytetarët e Prizrenit kërkojnë udhëheqësi të duhur për zgjidhjen e problemeve të tyre dhe jo retorikë boshe të kompetencave, sipas tyre.

Reagimi i plotë:

“Ngarendja e pushtetarëve për të shpjeguar kompetencat e institucioneve regjionale dhe bartjen e përgjegjësive tek të tjerët është e çuditshme!

Qytetarët e Prizrenit kërkojnë lidership për zgjidhje të problemeve e jo retorikë boshe të kompetencave.

Ujë 24h në premtime, e qytetari sot në temperatura mbi 40 gradë, orvatet të sigurojë një pikë ujë.”, shkruan AAK./TVPrizreni/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika