LAJME

AAK në Prizren: Mosmbajtja e seancave të planifikuara të Kuvendit, shumë e dëmshme për Prizrenin

AAK në Prizren: Mosmbajtja e seancave të planifikuara të Kuvendit, shumë e dëmshme për Prizrenin
TV Prizreni
TV Prizreni
28 Shkurt 2024, 11:44

Edmond Hoxha, ish drejtor i Drejtorisë për Punë dhe Mirëqenie Sociale në komunën e Prizrenit përmes një shkrimi në rrjetin social Facebok ka theksuar se mos mbajtja e seancave të planifikuara të kuvendit për dy muaj radhazi është shumë e dëmshme për Prizrenin.

Sipas tij fillimi i mbajtjes normale të seancave të asamblesë komunale të Prizrenit do të ishte në favor të qytetarëve.

“Në këtë rast pushteti do të duhej të tejkalonte arrogancën duke ofruar frymë bashkëpunimi në asamblenë komunale, e jo të shfrytëzoj metoda klandestine duke piketuar asambleistë të cilët nuk i përgjigjen as subjektit politik e aq më pak qytetarëve”, thuhet tutje në reagimin e tij.

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika