LAJME

AAK në Prizren kritikon pushtetin lokal për kualitetin e dobët në punimet infrastrukturore

AAK në Prizren kritikon pushtetin lokal për kualitetin e dobët në punimet infrastrukturore
TV Prizreni
TV Prizreni
8 Maj 2024, 20:31

Edmond Hoxha, nga radhët e degës së AAK-së në komunën e Prizrenit përmes një postimi në Facebook ka kritikuar pushtetin lokal për kualitetin e dobët të punimeve infrastrukturore.

Fillimisht ai ka përmendur mos largimin e shtyllës elektrike tek Tranziti i Ri, projekt ky që nga kryetari Shaqir Totaj ishte njoftuar kohë më parë që punimet për largimin e saj kanë filluar.

Sipas tij, mos ndëshkimi i kompanive për punimet e dobëta paraqet problem dhe dyshime për korrupsion të pushtetit lokal.

 

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika