LAJME

AAK në Prizren formon kryesinë e re të degës

AAK në Prizren formon kryesinë e re të degës
TV Prizreni
TV Prizreni
12 Maj 2026, 19:33

Dega e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Prizren ka formuar kryesinë e re, pas aprovimit unanim nga Këshilli Drejtues i partisë në këtë qytet.

Sipas njoftimit të bërë nga kryetari i degës, Sejdi Bellanica, ekipi i ri synon fuqizimin e strukturave të partisë dhe avancimin e vizionit politik të AAK-së në Prizren.

Në përbërje të kryesisë së re janë emëruar Agim Muçaj si nënkryetar i parë, Agron Telaku nënkryetar, Nazife Kokollari nënkryetare, Dren Kastrati sekretar i përgjithshëm dhe Tringa Morina sekretare organizative.

Bellanica tutje ka bërë të ditur se kjo kryesi është rezultat i unitetit dhe besimit brenda degës, me fokus në forcimin e organizimit, afërsinë me qytetarët dhe angazhimin politik në shërbim të Prizrenit dhe Kosovës.

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika