- Reklama -

AAK: Marrëveshja e Kosovës me MCC-në është meritë e ish-kryeministrit Haradinaj

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka thënë se marrëveshja e Qeverisë së Kosovës, e nënshkruar ditë më parë me Korporatën Sfidat e Mijëvjeçarit (MCC), është meritë e kryetarit të saj dhe ish-kryeministrit Ramush Haradinaj.

Në një reagim në Facebook, AAK ka thënë se programi ‘Compact’ i kësaj marrëveshjeje ishte miratuar në kohën e Ramush Haradinajt.

- Reklama -

“Ky është sukses i përbashkët i qeverisë amerikane dhe ish kryeministrit Haradinaj. Kjo jo për t’u lavdëruar apo për meritë, por veç për hirë të së vërtetës”, thuhet ndër të tjera në reagimin e AAK-së.

Gjithashtu, kjo parti ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, duke thënë se këtë marrëveshje do duhej ta nënshkruante më herët, e jo sipas tyre, pas presioneve të vazhdueshme.

“Mirë do të ishte ta kishte pranuar menjëherë e jo pas presioneve të vazhdueshme që ia kemi bërë. Por më mirë vonë se kurrë. E pjesa tjetër sikur ky qenka një sukses i qeverisë së tij, nuk është gjë tjetër përpos fukarallëk”, thuhet në reagimin e AAK-së.

Dje Korporata e Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC) ka thënë se kanë nënshkruar një marrëveshje me Kosovën në vlerë prej 236.7 milionë dollarë.

MCC përmes një postimi në Twitter ka thënë se kjo marrëveshje është krijuar për të forcuar sektorin e energjisë së Kosovës.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort