LAJME

AAK kritikon pushtetin për ekspozitën dhe ngërçin e krijuar për presidentin

AAK kritikon pushtetin për ekspozitën dhe ngërçin e krijuar për presidentin
TV Prizreni
TV Prizreni
29 Mars 2026, 10:45

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka kritikuar ashpër qeverinë dhe institucionet e Kosovës për “skandal pas skandali”, duke përfshirë ekspozitën që trajton masakrat e bëra në vend dhe bllokadën institucionale lidhur me zgjedhjen e presidentit.

Tahiri tha se ekspozita kishte pasaktësi në të dhëna historike dhe se institucionet po përpiqen të shmangin përgjegjësinë.

“Kjo situatë ku Kuvendi vazhdon të kalojë prej një skandali në një skandal… Është totalisht e pakuptueshme se si shteti dështon, dështon Qeveria e Kosovës, dështon Kuvendi i Kosovës, dështon ministria përkatëse dhe mbështet një ekspozitë e cila në esencë ka pasaktësi që ndërlidhen me të drejtën historike të Kosovës… Dhe në anën tjetër, secili institucion në këtë pushtet mundohet me ik prej përgjegjësisë”, u shpreh ai.

Ai kritikoi gjithashtu mungesën e transparencës dhe veprimit të institucioneve për të adresuar çështjet historike dhe viktimat.

“Ne i kemi dërguar një letër kryetares së Kuvendit, letër e cila buron nga disa aktivistë që kanë kërkuar që shefat e grupeve parlamentare t’i adresojnë disa tema që lidhen me transparencën, me procesin, në mënyrë që të dimë mirëfilli ku është burimi i vërtetë i një situate”, theksoi shefi i deputetëve të AAK-së.

Tahiri më pas lidh situatën me bllokadën institucionale që lidhet me procesin e zgjedhjes së presidentit, duke theksuar dominimin e partisë që mban shumicën parlamentare.

“Çështja e bllokadës institucionale varet nga vullneti i një partie politike se a do të maltretojë një milion qytetarë me ndalë në zgjedhje apo do të arrijmë konsensus?”, tha ai.

Tahiri theksoi mungesën e përfaqësimit të qytetarëve dhe dominimin e partisë në pushtet.

“Bllokada institucionale në Kosovë ka një emër, ajo është partia e cila është në pushtet që i ka 66 deputet, 19 ministri dhe e cila synoj para një muaji të merr edhe pozicionin e presidentit. Aty është bllokada e aty është edhe zgjidhja”, u shpreh Tahiri.

Tahiri paralajmëroi se situata politike po dëmton besimin tek qytetarët dhe funksionimin normal të shteti.

“A ka mbetë Kosova tek një kandidat i një partie? Qytetarët e Kosovës janë në dilemë për shkak të bllokadës institucionale dhe mungesës së veprimit të pushtetit”, u shpreh ai. /Telegrafi

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika