Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka publikuar listën me kandidatët për deputetë me të cilët do të garojë në zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit.
Sa i përket renditjes, kreu i kësaj partie Ramush Haradinaj, ka thënë se “1/3 të kandidatëve u janë vendosur numrat duke pasur si kriter votën nga zgjedhjet e kaluara parlamentare, ndërsa për 2/3 te kandidatëve në listë është tërhequr shorti”.
“Kosova sot ka nevojë për njerëz që i qëndrojnë vendit në krah, në çdo rrethanë. Ashtu siç edhe qytetari i Kosovës ka nevojë për përfaqësues të guximshëm dhe të pakompromis në mbrojtje të interesit publik. Sa i përket radhitjes në listë, në bazë të vendimit të Këshillit Drejtues, 1/3 të kandidatëve u janë vendosur numrat duke pasur si kriter votën nga zgjedhjet e kaluara parlamentare, ndërsa për 2/3 te kandidatëve në listë është tërhequr shorti. Secili dhe secila në këtë listë e ka vlerën e vet dhe meriton votën e qytetarëve të Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në publikimin e tij në Facebook.
Në dhjetëshen e parë, pas Ramush Haradinajt, janë Besnik Tahiri, Time Kadrijaj, Bekë Berisha, Arbër Tolaj, Albana Bytyqi, Pal Lekaj, Gani Dreshaj, Diellza Kukaj dhe Agim Çeku.
