- Reklama -

AAK-ja ngre shqetësimin se numrit dy në listë mund t’i ndalohet kandidimi për një gjobë 18 euro

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka ngritur shqetësimin se kandidatit të saj për deputet, Shemsedin Dreshaj, që mban numrin dy në listë, do t’i pamundësohet garimi në zgjedhje për shkak të një gjobe trafiku.

Sot Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se 47 kandidatë nga rreth 1080 janë identifikuar se janë shpallur fajtor për vepër penale me vendim përfundimtar të gjykatës në tri vitet e fundit dhe se si pasojë ata pritet të mos lejohen të jenë pjesë e listave për zgjedhjet e 14 shkurtit.

- Reklama -

Në këtë listë AAK-ja ka paralajmëruar se mund të përfshihet edhe Shemsein Dreshaj, për shkak të një gjobe 18-euroshe.

“Sipas informacioneve që i kam, Dr. Shemsedin Dreshaj po tentohet të penalizohet dhe t’i ndalohet kandidimi për një gjobë trafiku në vlerë 18 euro, gjobë të cilën e ka paguar. Gjoba është paguar para tre vjet e tre ditë më parë”, ka shkruar në Facebook ish-shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj që e ka cilësuar të çuditshëm një vendim të tillë.

Haradinaj ka paralajmëruar se AAK-ja do të ankohet ndaj vendimit.

Në foton e publikuar nga Haradinaj shihet se të identifikuar si kandidatë të kësaj liste, e që kanë probleme me ligjin, janë edhe Gani Dreshaj, Rrahim Ajeti dhe Shqipe Kastrati.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të shtunën

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Arrestohet në Prizren ministri Fikrim Damka

Ministri në largim i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, është...

Dy të lënduar rëndë nga aksidenti në rrugën Prizren – Suharekë

Tre persona kanë pësuar lëndime, dy prej tyre më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort