Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se Kryesia e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në mbledhjen e mbajtur sot, ka krijuar Shtabin për Zgjedhje Parlamentare.
Sipas tij, me votë unanime për Shef Shtabi e ka zgjedhur Sekretarin e Përgjithshëm, Muharrem Nitajn.
“Në këtë mbledhje poashtu është diskutuar plani i aktiviteteve të Aleancës në terren, përfshirë edhe orientimet kryesore programore për fazën vijuese”, shkroi Haradinaj në Facebook.
Sipas tij, “një pikë e veçantë ishte informimi për situatën politike e të sigurisë, kjo në dritën e zhvillimeve të fundit, përfshirë edhe procesin e votimit të Kosovës në Këshillin e Evropës”.