LAJME

AAK-ja e prerë: Jemi për qeveri të opozitës

AAK-ja e prerë: Jemi për qeveri të opozitës
TV Prizreni
TV Prizreni
2 Prill 2025, 19:21

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e kryesisë, ku tha se janë diskutuar zhvillimet politike në vend dhe përgatitjet për zgjedhjet komunale që do të mbahen në tetor.

AAK-ja tha se në këtë momentum të ri politik, konfirmojnë qëndrimin për formimin e një qeverie nga opozita.

“Në këtë momentum të ri politik, pas caktimit të datës për mbledhjen konstituive të Kuvendit të Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës riafirmon qëndrimin e saj të palëkundur për formimin e një qeverie nga opozita, si alternativa më e mirë për vendin”, thuhet në njoftim.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika