Kuvendi i Kosovës po vazhdon punimet ku po debatohet rreth Projektligjit për Kodin Civil.
Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, është shprehur vota e AAK-së për këtë projektligj do të jetë kundër.
“Ne prej fillimit jemi deklaruar që jemi kundër këtij projektligji dhe përfundimisht nuk do ta përkrahim”.
Deputetja e AAK-së theksoi se po vërehen kundërthënie mes kryeministrit Albin Kurti dhe grupit parlamentar të VV-së rreth këtij ligji.
“Ne po shohim kundërshtime nga grupi parlamentar i VV-së për këtë projektligj. Ju si kryeministër e keni shumicën, andaj ju takon juve ta merrni vendimin. Nuk e kuptoj pse tani në kur po debatohet për këtë ligj ju shohim duke debatuar me deputetët e juaj. Është deshtë që para kësaj seance t’i bëni të qarta qëndrimet”.
Deri më tani, në parim mbështetje këtij ligji i kanë dhënë gjitha grupet parlamentare përveç AAK-së, ku shefi i grupit parlamentar të kësaj partie pati deklaruar edhe më herët që nuk do ta mbështesin ligjin në këtë formë.