Bekim Haxhiu, deputet i Kuvendit të Kosovës i cili me 9 mars kishte proceduar kërkesën për tërheqjen e 30 për qind të mjeteve të Trustit për qytetarët e Kosovës, ka dhënë detaje se ku ka mbetur çështja.
Haxhiu ka thënë se është duke punuar edhe me deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje e për të cilët thonë se kanë marrë një PO nga ta se do të votojnë për ndryshim plotësimin e ligjit për kursimet pensionale.
“ Qeveria ka 30 ditë për t kthyer përgjigje por deri tash nuk ka një mendim nga ana e tyre. unë po vazhdoj të flas me deputet të Lëvizjes vetëvendosje e të cilët janë pro idesë së lejimit të tërheqjes së një shumë nga Trusti”, ka thënë Haxhiu për Gazeta Blic.
Ai ka thënë se në momentin kur të vjen në seancë plotësimin ndryshimi për trustin nuk ka shumë punë’ dhe se seanca mund të përfundoj shpejt.





