Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka qenë i ftuari i radhës në Blic Interview me Astrit Gashin.Haziri është pyetur në lidhje me përplasjet në këtë parti dhe një rikthim i mundshëm i Vjosa Osmanit në krye të saj.
Ai tha se Vjosa Osmani synon me marr mandatin e dytë për Presidente.“Vjosa Osmani-Sadriu sot është Presidente e Republikës dhe është duke parë mandatin e dytë në Presidencë. Krejt atë zhvillim politik që e ka bërë përmes aktit të kalimit si nënkryetare e LDK-së, Kryetare e Kuvendit të Republikës, e nominuar për Kryeministre nga radhët e LDK-së, se ajo nuk mori përgjegjësi për rezultat zgjedhor ne morëm…. sepse ne e kemi nominu për Kryeministre jo për Kryetare të Kuvendit, kemi negociu katër muaj me e bë kryetare të Kuvendit.
Negociatat në LDK kanë qenë me zhvendos zotin Glauk Konjufca prej zyrës së Kuvendit në Ministri të Jashtme dhe e kemi maksimalizu. Ky akt që zonja Osamni-Sadriu në atë kohë e ka bërë karshi proceseve politike… nuk e ka bë për me u rikthy në LDK, e ka bërë për me u ba Presidente. Po shihet se as kryetari i Kuvendit as Kryeministri nuk iu dolën të mjaftueshëm, nuk ishin mjaftueshëm të bollshëm për të. Ajo synon me marr mandatin e dytë për Presidente……
A i duhet LDK-ja? i duhet por është e pamjaftueshme. Unë e shoh Vjosa Osmanin të angazhuar politikisht për një mandat të dytë në Presidencë ku LDK-ja mund t’a ketë rolin kryesor, a ja jep apo s’ja jep mbështetjen LDK-ja, kjo është çështje që duhet me vendos deputetët e zgjedhur.
Por sot politikisht, me qenë korrek me ju, nuk ka votë nga 20 deputetët e LDK-së, s’ka votë. Këtë krizë të madhe politike, zonja Osmani s’do ta lërë të shkojë dëm, të vetmen ambicie që jam duke e parë nga ajo është mandati i dytë” tha Haziri në Blic Interview raporton “Gazeta Blic”.