- Reklama -

A mund të lirohet Kadri Veseli për të marrë pjesë në varrimin e babait të tij?

Artan Qerkini, avokat i akredituar nga Specialja, ka thënë që ligjërisht është e mundur që Kadri Veseli të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të babait të tij, Fazli Veseli.

“Ka mundësi dhe nuk ka kurrfarë pengese ligjore që procedurat të zhvillohen në mënyrë të përshpejtuar. Besoj që ky është një rast ekzemplar i cili tregon që në disa situata procedurat duhet të jenë të përshpejtuara, sepse nëse do të jenë të vonuara do ta humbin kuptimin. Edhe nëse Veseli lirohet pas ceremonisë së varrimit, atëherë vetë procedurat e humbin kuptimin e urgjencës me të cilën do të duhej të trajtohet te pjesa e tij”.

- Reklama -

Qerkini në Info Magazine në Klan Kosova, ka thënë që nga Gjykata Speciale duhet ta kenë parasysh që Veseli edhe herën e parë kur u lirua përkohësisht që ta vizitonte babin e tij (atëherë të sëmurë), kishte zbatuar të gjitha rregullat e parapara.

“Duhet theksuar që Veseli është dorëzuar vullnetarisht në Gjykatën Speciale, pra nuk ka pasë nevojë për arrestime spektakulare. Poashtu Veseli me rastin e lirimit të parë i ka zbatuar të gjitha kushtet e vendosura nga gjyqtari i procedurës paraprak dhe në kohën e duhur është kthyer në Hagë.Pra, këta faktorë do të duhej të ndikonin që Gjykata Speciale të reagojë me urgjencë në mënyrë që Veselit t’i mundësohet pjesëmarrja në ceremoninë e varrimit të babait të tij”, u shpreh tutje Qerkini.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort