Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, gjatë një konference për media është deklaruar për një koalicion të mundshëm mes PDK-së dhe NISMA-s së Fatmir Limajt, duke theksuar se ende nuk ka pasur një takim me kryetarin e NISMA-s.
A ka pasur bisedime PDK-NISMA për koalicion? – Flet kryetari i PDK-së

Hamza ka potencuar se me Limajn kanë marrëdhënie shoqërore dhe kanë miq të përbashkët, por ende nuk ka ndonjë marrëveshje konkrete.
“Unë kam respekt për të gjitha subjektet politike në Kosovë, dhe të gjithë ata që dëshirojnë me garu në këto zgjedhje. Ne jemi në komunikime, deri me tash i keni pa këto çka i kemi finalizu. Nëse do të ketë finalizim të ndonjë marrëveshje, ne prapë do të jemi këtu para juve dhe do ta bëjmë publike. Sidoqoftë, njerëzit kanë të drejtë të bëjnë koalicione me ata që gjinden në interesa, unë e vlerësoj atë, dhe se kush me kë bën prapë do të jenë të vlerësuar nga ana jonë. Unë personalisht ende nuk kam mbërritur në atë pikë, do të thotë që ne të kemi takime. Ne jemi shokë dhe miq, kemi bashkëpunu, por nëse ka diçka konkrete, ne do të dalim këtu prapë para juve,” ka thënë Hamza./Sinjali
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

QKMK njofton për bllokim të mundshëm në Jarinjë nesër – këshillohet kujdes në qarkullim

Reforma për maturën në Kosovë, standarde më të larta dhe dënime më të ashpra për kopjim

Koha kur Vedat Muriqi mori rrogën e parë 50 euro me insistimin e Sinan Osmanit

