Një Mercedes-Benz krejtësisht i çuditshëm u pa kohët e fundit i braktisur në Indi dhe me të vërtetë është një nga krijimet me pamje më të çuditshme që mund të hasni ndonjëherë.
Kuptohet që ky është një S-Class i gjeneratës W126, por bazuar vetëm në pamjen, nuk do ta kishit absolutisht asnjë ide se për çfarë bëhej fjalë, përcjell Telegrafi.
Me sa duket, makina është modifikuar nga një kompani dhe disa ndryshime të rëndësishme duheshin bërë për ta transformuar këtë nga një me katër dyer në një me dy dyer. Makina u pa në fund të vitit 2021 dhe është lënë e braktisur në një cep rruge në Delhi.





