• Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”
Sunday, April 2, 2023
TV Prizreni
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI
No Result
View All Result
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI
No Result
View All Result
TV Prizreni
No Result
View All Result
Home LAJME

A e ka ndërmend Kurti ta shtyjë vendimin për targa, tregon Kusari-Lila

tvprizreni by tvprizreni
November 10, 2022
in LAJME
0
A e ka ndërmend Kurti ta shtyjë vendimin për targa, tregon Kusari-Lila
0
SHARES
66
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se nuk ka ndonjë informacion që Qeveria e Kosovës planifikon ta shtyjë vendimin për targat, sipas kërkesave të faktorëve perëndimorë.

Ajo ka thënë se sundimi i ligjit në Kosovë, mbetet qëllim primar për qeverinë.

“Është një situatë delikate dhe ka nevojë për një vëmendje të shtuar. Rendi dhe ligji dhe shteti ligjor mbeten primare. Nuk kam ndonjë informacion se do të ndryshohet vendimi, apo se do të shtyhet zbatimi”, ka deklaruar ajo.

Kusari-Lila ka thënë se Qeveria e ka senzibiluar mjaftueshëm opinionin dhe u ka ofruar serëbëve mundësinë për ndërrimin e targave gjatë muajve të kaluar.

Ajo ka vlerësuar se çështja e targave është mbulesë e Serbisë për të krijuar tensione. Sipas saj, po të mos ishte kjo çështje, Serbia do të gjente diçka tjetër.
“Serbia di të krijojë këso situata si kjo me tabela. E dimë rastin edhe me trenin e famshëm me mbishkrimet e famshme nacionaliste e fashiste. Ishte po ashtu edhe Ura e Ibrit. Serbia do të kishte gjetur diçka. Problemi nuk është në Kosovë, por në Serbi”, ka thënë ajo gjatë emisionit.

Sips Kusari-Lilës, presidenti serb Aleksandar Vuçiq po përpiqet që të krijojë tensione si rezultat i pamundësisë që ta shantazhojë kryeministrin Albin Kurti.

“Vuciq është jashtë mundësisë për ta shantazhuar kryeministrin Albin Kurti”, ka thënë ajo.

Shefja e deputetëve të VV-së ka kritikuar partitë opozitare që kanë qeverisur gjatë viteve të mëhershme. Ajo i ka fajësuar ato që kanë nënshkruar marrëveshje të dëmshme për vendin.

“Janë këta që negociuan dhe i sollën këto marrëveshje. Sikur të kishim një diskurs tjetër politik, do të kishim të tjera rezultate”, ka thënë ajo në emisionin “DPT te Fidani”.

 

Premium WordPress Themes Download
Download WordPress Themes
Free Download WordPress Themes
Download WordPress Themes
udemy course download free
download karbonn firmware
Free Download WordPress Themes
udemy paid course free download
Previous Post

Mblidhet Kuvendi, ky është rendi i ditës

Next Post

A është uji me gaz i dëmshëm apo i shëndetshëm për sistemin tretës?

Next Post
A është uji me gaz i dëmshëm apo i shëndetshëm për sistemin tretës?

A është uji me gaz i dëmshëm apo i shëndetshëm për sistemin tretës?

Të Fundit

Moti sot i vranët, pasdite pritet reshje shiu

Moti sot kryesisht i vranët, por edhe me intervale me diell

April 2, 2023
Xhelal Sveçla: Djegia e veturave në veri e orkestruar nga Beogradi

Xhelal Sveçla: Djegia e veturave në veri e orkestruar nga Beogradi

April 1, 2023
FSK-ja realizon garën “Forca 2022”

Hiqet dorë nga shërbimi i detyrueshëm ushtarak

April 1, 2023
Kryeministri malazez pret një sezon rekord turistik

Kryeministri malazez pret një sezon rekord turistik

April 1, 2023
TV Prizreni

Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit "tvprizreni.net".
Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

Rr. Suzi Çelebi nr.72, Prizren , 20000
Mob.: +383 (0) 49 606 399
Marketing: +383 (0) 48 139 739
Email: [email protected]

Na ndiqni në Facebook

Kategoritë

  • ARGËTIM
  • EKONOMI
  • FAMILJE
  • LAJME
  • OPINIONE
  • PRIZRENI ME RAJON
  • RAJONI DHE BOTA
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • TEKNOLOGJI
  • VENDI

Të Fundit

Moti sot i vranët, pasdite pritet reshje shiu

Moti sot kryesisht i vranët, por edhe me intervale me diell

April 2, 2023
Xhelal Sveçla: Djegia e veturave në veri e orkestruar nga Beogradi

Xhelal Sveçla: Djegia e veturave në veri e orkestruar nga Beogradi

April 1, 2023
  • Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”

© 2020 TV Prizreni - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI

© 2020 TV Prizreni - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.