Komisioni Evropian ka rekomanduar që shtetet anëtare të inkurajojnë kthimin e celularëve, tabletëve, laptopëve dhe karikuesve të vjetër dhe të përdorur. Sipas KE-së, kjo do të kontribuojë në forcimin e ekonomisë rrethore.
Vlerësohet se në sirtarët e familjeve evropiane ka rreth 700 milionë celularë të vjetër. Telefonat celularë janë plot me materiale të çmuara, të cilat konsiderohen lëndë të para kritike, si metale të rralla, kobalt, indium, tantal, galium dhe metale të çmuara.
“Më shumë se 700 milionë celularë të vjetër janë në sirtarët tanë, pothuajse dy për frymë. Qytetarët nuk dinë çfarë të bëjnë me ta”, tha Komisioneri për Mjedisin Virginius Sinkevičius.





