Si shumë aktivitete fizike, edhe ngasja e biçikletës është një ndër ato që ndikojnë për të mirë në shëndetin e njeriut.
E përpos kësaj, shërben si mjet transportues, me më pak shpenzime dhe që sjell më shumë kënaqësi.
Këto janë dy prej arsyeve me të cilat u krijua edhe klubi i çiklizmit “Kosova Bike”. Shumë persona që e duan biçikletën iu bashkuan këtij grupi, i cili dita-ditës po e rrit numrin e anëtarëve.
Të gjithë me qëllim të promovimit të biçikletës edhe për shëndet të plotë, edhe si mjet transporti.
Përmirësim të shëndetit, sidomos sa i përket humbjes së peshës e forcimit të nyjave kanë vërejtur ata të cilët e kanë kthyer çiklizmin në aktivitet të përditshëm.
Për Sokol Mujën biçikleta është bërë pjesë e pandashme e jetës së tij.
Pa marrë parasysh stinën e infrastrukturën joadekuate për këtë sport, Suhel Ahmeti nuk del nga shtëpia pa biçikletë.
Të njëjtën e tregon edhe Granit Hadergjonaj, i cili flet edhe për rëndësinë e të ushqyerit para se të marrin rrugë të gjatë me biçikletë.
Nga ana profesionale, ortopedi Nderim Salihaj tregon se shpeshherë edhe pacientëve ua përshkruan biçikletën, qoftë statike e edhe të jashtme.
Ka disa raste të rralla kur ngasja e biçikletës nuk preferohet, e ato janë kur problemet me boshtin kurrizor janë më serioze.
Për fillestarët ulësja e biçikletës kur e nget për kohë më të gjatë shkakton parehati, e cila mënjanohet me veshjen adekuate.