Në uebfaqen e Agjencisë së Statistikave të Kosovës janë të publikuara statistikat e lindjeve dhe vdekjeve për vitin 2021. Ndërsa për këtë vit janë janë të publikuara vetëm statistikat e muajit janar.
Siç bëhet e ditur nga ASK, sa i përket vdekjeve në Kosovë dhe jashtë Kosovës, në janar të këtij viti janë regjistruar 997 raste, prej tyre meshkuj 516 dhe femra 481 raste.
Ndërsa gjatë tërë vitit 2021 në Kosovë kanë vdekur 14 mijë e 333 persona. Nga kjo shifër 6 mijë e 431 janë femra dhe 7 mijë e 902 janë meshkuj.