Partia Demokratike e Kosovës ende nuk ka vendosur se a do të qëndrojë në sallën e Kuvendit në ditën kur do të votohet për presidente Vjosa Osmani, raporton Front Online.
Ani pse kjo parti tashmë ka qëndrim zyrtar që nuk do të kenë votë për Osmanin.
Kështu, ka thënë në një prononcim për Front Online, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala.
“Ne kemi marrë qëndrim që nuk kemi votë për pretendenten për presidente Vjosa Osmani ,e a to të qëndrojmë në sallë apo si do të sillemi do të marrin qëndrim organet e partisë m të cilat nuk e kemi pas ende as diskutim e as qëndrim. Po çka dihet është që Këshilli drejtues ka marrë qëndrim para disa ditësh që ne nuk kemi qëndrim për këtë kandidate”, ka deklaruar Shala për Front Online.
I pyetur se kur pritet të merret ky vendin në parti, Shala ka pohuar se kjo çështje ende nuk është në rend dite të Kryesisë së partisë.
“Sigurisht kur të shtrohet në rend dite, ende nuk është ën rend dite”, është shprehur ai për Front Online.
Kurse, dite më parë ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj ka deklaruar se Vjosa Osmani nuk e reflekton vullnetin e qytetarëve pa e bërë të qartë se a do të qëndrojnë në sallë në momentin e votimin apo jo.
“Zonja Osmani nuk e reflekton vullnetin e qytetarëve të Kosovës, pasi ka qenë figurë polarizuese në raport me qytetarët, por edhe me subjektin e saj politik (LDK) që e ka shndërruar në viktimë. Qëndrimi i PDK-së është super i qartë, nuk e mbështesim kandidaturën e saj, nuk votojmë për të, nuk marrim pjesë. Qëndrimi apo jo në sallë është temë teknike. A qëndron në sallë apo jo, nuk ka kurrfarë vlere, tema është a merr pjesë a jo”, ka thënë Hoxhaj.
Ndryshe, gjatë ditës së djeshme është konsituuar Kuvendi i Kosovës dhe është formuar Qeveria e re në krye me Albin Kurtin.
Aktualisht pozitën e ushtruesit të detyrës së presidentit është duke e mbajtur kryetari i ri i Kuvendit, Glauk Konjufca deri në zgjedhjen e presidentit të ri.
Presidenti i Republikës së Kosovës zgjedhet nga Kuvendi, me votim të fshehtë.
Zgjedhja e Presidentit të Republikës së Kosovës duhet të bëhet jo më vonë se tridhjetë (30)