Edhe këtë vit, bashkatdhetarët kosovarë qē vijnë për pushime në Kosovë do të duhet të paguajnë polisa sigurimi për shkak të pamundësisë që Kosova të anëtarësohet në Kartonin e Gjelbër.
Por, për Byronë Kosovare të Sigurimeve, çmimi që paguajnë bashkatdhetarët nuk është shumë i lartë.
Drejtori i BKS-së, Sami Mazreku, tha për EO se nëse një bashkatdhetar e merr një polisë 15 euro për dy javë, pagesat shkojnë deri në 1.2 milion euro.
“Pagesa për mërgimtarë janë ashtu qysh janë tarifat e aprovuara nga Banka Qendrore. Çmimet janë shumë të vogla. Nëse një bashkatdhetar e merr një polisë 15 euro për dy javë, pagesat shkojnë deri në 1.2 milion euro, që i bie që ai person dëmet që mund të shkaktojë në Kosovë deri në 1.2 milion euro mbulohet me polisë. Tarifat nuk i ndryshojmë kurdo që ne dëshirojmë, kurdo që ka ndryshime propozohen në Bankën Qendrore dhe Banka Qendrore i aprovon. Aktualisht vazhdojnë të paguhen në kufi”, tha ai, transmeton Albinfo.ch.
Megnithatë, kryeministri Albin Kurti ka premtuar se do të heqë polisat e sigurimeve për mërgimtarët dhe një premtim i tillë pritet të shihet nëse do të realizohet.