• Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”
Thursday, March 30, 2023
TV Prizreni
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI
No Result
View All Result
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI
No Result
View All Result
TV Prizreni
No Result
View All Result
Home LAJME

A do të zgjatet orari gastronomisë për festat e fundvitit? Tregojnë nga Ministria e Shëndetësisë

tvprizreni by tvprizreni
December 9, 2020
in LAJME, VENDI
0
Priten masa të reja për festat e fundvitit
0
SHARES
2.8k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një nga sektorët më të dëmtuar në vend nga situata e krijuar si pasojë e virusit COVID-19, është gastronomia. Kësisoj të njëjtit gjatë ditës së djeshme kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës që t’ua lejojë punën me orar më të gjatë në periudhën e festave të fundvitit.

Sipas Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, kjo është mundësia e tyre e vetme që sado pak bizneset të arrijnë t’i mbijetojnë dhe të përmbyllin këtë vit.

“Kemi nevoje të mbijetojmë edhe në këtë fundvit! Lusim Qeverinë e Kosovës të na lejojnë të punojmë! Jemi pranë festave si për qytetarët e Kosovës po ashtu edhe për diasporën, duam të ju qëndrojmë më afër në kohë më të gjatë pune dhe sado pak ta përmbyllim së bashku një vit të brishtë, duke u mundësuar kështu edhe bizneseve të mbijetojnë. Është mundësia jonë e fundit që sado pak të mbesim në këmbë këtë vit. Me 3 lule nuk qel pranvera! Nëse qëndron ideja të lirohen masat vetëm për 3 netë të vitit të ri, atëherë për ne si gastronom mos e bëni fare. Siç e ceka, me 3 lule nuk qel pranvera!”, thuhej ndër të tjerash në reagimin e gastronomëve.

Lidhur me këtë, nga Ministria e Shëndetësisë kanë deklaruar se në këtë kohë, si gastronomia si sektorët e tjerë duhet të jenë më solidarë me profesionistët shëndetësorë që janë të stërngarkar me raste të pacientëve si dhe të zbatojnë masat në fuqi të cilët po ua mundësojnë punën.

“Në këtë kohë, si gastronomia si sektorët e tjerë duhet të jenë më solidarë me profesionistët shëndetësor që janë të stërngarkuar me raste të pacientëve spitalor, të zbatojnë masat në fuqi të cilat u mundësojnë edhe atyre të punojnë dhe të tregojnë më shumë mirëkuptim për masat e ndërmarra të cilat qëllim kryesor kanë ruajtjen e shëndetit të qytetarëve, duke futur në këtë mes edhe vet gastronomët dhe të tjerët”, u tha në përgjigjen e MSH-së për lajmi.net.

Të njëjtit rikujtuan se masat në fuqi mundësojnë që gastronomia dhe veprimtaritë e tjera të punojnë me një orar që nuk është edhe aq i shkurtër.

“Në komunat që nuk janë në zonë të kuqe shërbimet merr me vete funksionojnë edhe pas orës 18:00”, thanë nga Ministria e Shëndetësisë.

Por sa i përket mundësisë që në festat e fundvitit këto masa të ndryshohen, nga institucionet përgjegjëse u tha se e gjithë kjo do të varet nga rrjedha e mëtejme e situatës epidemiologjike, ani pse parashikimet janë që deri ka mesi i muajit, trendi i rasteve të vazhdojë të jetë i njëjtë.

“Më pastaj, më 18 dhjetor përfundon gjysmë-vjetori i parë i mësimit në shkolla dhe do të shihet si do të reflektoj kjo në numrin e rasteve por edhe segmente të tjera njëkohësisht”, deklarohen nga Ministria e Shëndetësisë.

Download WordPress Themes Free
Download WordPress Themes Free
Download Nulled WordPress Themes
Download Best WordPress Themes Free Download
udemy paid course free download
download mobile firmware
Free Download WordPress Themes
download udemy paid course for free
Previous Post

Agim Veliu: Vitin e ardhshëm e kthejmë LDK’në si fituese në Podujevë

Next Post

Nënshkruhen kontratat për oksigjen në spitale, nga nesër fillon furnizimi

Next Post
Nënshkruhen kontratat për oksigjen në spitale, nga nesër fillon furnizimi

Nënshkruhen kontratat për oksigjen në spitale, nga nesër fillon furnizimi

Të Fundit

Konjufca nga ShBA: Kosova ka treguar progres të jashtëzakonshëm në rrugën e saj drejt konsolidimit të demokracisë

Konjufca nga ShBA: Kosova ka treguar progres të jashtëzakonshëm në rrugën e saj drejt konsolidimit të demokracisë

March 29, 2023
Arrestohet i dyshuari i pestë për tentim-grabitjen në Prizren, ku u plagosën babë e bir

Në Prizren gjendet pa shenja jete një 66-vjeçar

March 29, 2023
Kurti: Nuk kam ardhur në pushtet duke thënë se do të rris paga

Kurti: Nuk kam ardhur në pushtet duke thënë se do të rris paga

March 29, 2023
Pjestarët e komuniteteve egjiptian, boshnjak e turk: Ndihemi shumë shpesh të diskriminuar në Kosovë

Pjestarët e komuniteteve egjiptian, boshnjak e turk: Ndihemi shumë shpesh të diskriminuar në Kosovë

March 29, 2023
TV Prizreni

Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit "tvprizreni.net".
Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

Rr. Suzi Çelebi nr.72, Prizren , 20000
Mob.: +383 (0) 49 606 399
Marketing: +383 (0) 48 139 739
Email: [email protected]

Na ndiqni në Facebook

Kategoritë

  • ARGËTIM
  • EKONOMI
  • FAMILJE
  • LAJME
  • OPINIONE
  • PRIZRENI ME RAJON
  • RAJONI DHE BOTA
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • TEKNOLOGJI
  • VENDI

Të Fundit

Konjufca nga ShBA: Kosova ka treguar progres të jashtëzakonshëm në rrugën e saj drejt konsolidimit të demokracisë

Konjufca nga ShBA: Kosova ka treguar progres të jashtëzakonshëm në rrugën e saj drejt konsolidimit të demokracisë

March 29, 2023
Arrestohet i dyshuari i pestë për tentim-grabitjen në Prizren, ku u plagosën babë e bir

Në Prizren gjendet pa shenja jete një 66-vjeçar

March 29, 2023
  • Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”

© 2020 TV Prizreni - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI

© 2020 TV Prizreni - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.