Dy deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu e Driton Selmanaj nuk dihet nëse do ta respektojnë vendimin e kryesisë së partisë, për t’ia krijuar kuorumin Vjosa Osmanit për t’u emëruar presidente, shkruan Gazeta Blic.Gjatë dy ditëve të fundit, Gazeta Blic, ka provuar të marrë një përgjigje zyrtare nga dy deputetët, por që kontakti me ta ka qenë i pamundur.Mirëpo, Lumir Abdixhiku – kryetar i LDK-së, të martën ka thënë se pret që të gjithë deputetët e këtij subjekti politik, përfshirë Agim Veliun e Driton Selmanajn, ta respektojnë vendimin e Kryesisë së partisë për të qëndruar në sallën e Kuvendin kur Vjosa Osmani do të votohet për presidente.
Abdixhiku ka thënë se diskutime do të ketë gjithnjë në LDK, por shtoi se pret respektim të këtij vendimi të partisë prej secilit deputet.“Fillimisht ju kisha lutur që të keni mirëkuptim dhe të mos i personalizoni gjërat në emra individualë. Kemi diskutim, do të kemi diskutim në vazhdimësi. Unë pres që secili deputet i LDK-së ta respektojë vendimin e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës”, tha Abdixhiku, duke komentuar mundësinë që deputetë si Agim Veliu e Driton Selmanajn të mos e respektojnë vendimin për të qëndruar në sallë kur Vjosa Osmani të votohet për presidente.