- Reklama -

A do të miratohet vaksina me vetëm një dozë

Kompania Johnson & Johnson u kërkoi rregullatorëve amerikanë të enjten të autorizojnë vaksinën e parë në botë me një dozë të vetme COVID-19, një alternativë më e thjeshtë që mund të rrisë numrin e kufizuar të vaksinave
Vaksina e kompanisë J & J ishte e sigurt dhe ofronte mbrojtje të fortë ndaj rasteve të moderuara deri serioze me COVID-19, sipas rezultateve paraprake të një studimi masiv ndërkombëtar.

Ajo nuk dukej aq e fortë sa vaksinat konkurruese me dy doza Pfizer dhe Moderna – një përfundim që mund të ketë të bëjë më shumë me perceptimin sesa realitetin, duke pasur parasysh ndryshimet në mënyrën se si u testuan ato.

- Reklama -

Por Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) po u kërkon këshilltarëve të saj të pavarur të debatojnë publikisht mbi të gjitha të dhënat lidhur me vaksinën me një dozë, në të njëjtën mënyrë si konkurrentet e saj u analizuan deri në detajet më të vogla, para se të vendosë nëse do t’i hapë dritën e gjelbër një alternative të tretë në Shtetet e Bashkuara, transmeton TCH, përcjell albinfo.ch.

Dr. Peter Marks, shefi i vaksinave të FDA-së, ka tërhequr vëmendjen që të mos bëhen krahasime para se të jenë në dispozicion të gjitha të dhënat. “Me një nevojë kaq jetike për ta vënë nën kontroll këtë pandemi, mendoj se nuk mund të injorojmë asnjë instrument të mundshëm për ta luftuar atë”, i tha ai Shoqatës Amerikane Mjekësore javën e kaluar.

“Duhet të bëjmë të pamundurën për t’u siguruar që të identifikojmë grupet që do të përfitonin më shumë nga secila prej këtyre vaksinave dhe t’i përdorim ato në mënyrën më të përshtatshme”, tha ai.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort