Qeveria e Avdulla Hotit u rrëzua nga vota e pavlefshme e një deputeti, Etem Arifi i cili ishte dënuar më parë me 1.3 vite burg për mashtrim me subvencionet. Por vendimi i Gjykatës Kushtetuese pak javë më parë, jo vetëm që rrëzoi qeverinë Hoti, por duket se po vendos edhe fatin e kryeministrit të ardhshëm të Kosovës.
Sipas Gjykatës Kushtetuese çdo person që në 3 vitet e fundit është dënuar për vepër penale me vendim të formës së prerë me një ose më shumë vite burgim, atëherë nuk lejohet që të kandidojë. Kjo sipas të gjitha gjasave do të penalizojë Albin Kurtin, pasi ish-kryeministri së bashku me deputetë të tjerë, Donika Kadaj-Bujupin, Faton Topallin dhe Albulena Haxhiun u dënuan në 2018 për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend.





